Advanced exterior and interior solutions


Tavolina për restaurante

Panelet Fundermax Compact Interior shfaqin qëndrueshmëri të lartë ndaj temperaturës, ujit (lagështisë) dhe gërvishtjeve, dhe si tilla janë materiale ideale për tavolina të restoranteve, bareve dhe kafeneve.

Fundermax - jetëgjatësi dhe veçanti për biznesin tuaj

Fundermax Compact Interior është material ideal për tavolina të restoranteve, për banak (shank) si dhe  bazë për lavamanë. HPL Compact janë materiale me qëndrueshmëri të lartë ndaj temperaturës, ujit (lagështisë) dhe gërvishtjeve.

Tavolinat e prodhuara me Fundermax Compact janë ideale për restorante, hotele, kafene, klube dhe bare. Ato japin pamje moderne dhe opsione të pafundme në dizajn.

Linja e Fundermax Interior përfshin mbi njëqind dekore, duke filluar nga ato njëngjyrëshe, dekoret me pamje drunore, deri te ato me tekstura të ndryshme gurore, metalike apo të hijezuara.

Fundermax Compact vjen i veshur me dekor në të dyja anët. Baza e materialit është e zezë dhe ka trashësi 10 deri në 12 mm. Ndërkaq sipërfaqja e saj është mat dhe mirëmbahet e pastrohet me lehtësi.

Dekoret njëngjyrëshe (e bardhë, e zezë dhe antracit) prodhohen edhe me strukturë jo të rrafshët (në prekje dhe dukje si gur natyral). Kjo strukturë është një opsion shtesë për pamje edhe më të veçantë të lokalit tuaj.

Për admiruesit e dizajnit minimalist, Fundermax prodhon edhe linjën White Core. Këto pllaka janë të gjitha të bardha, si në sipërfaqe ashtu edhe në bazë.

Duke qenë një material me qëndrueshmëri të lartë ndaj faktorëve të ndryshëm si lagështia, temperatura e goditjet, dhe duke ofruar dhjetëra dekore atraktive, Fundermax i jep jetëgjatësi dhe veçanti biznesit tuaj.

Cilësitë e Fundermax Compact

Dhjetëra dekore njëngjyrëshe, drunore dhe tekstura të hijezuara
I pathyeshëm – rezistent ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve.
Rezistencë ndaj temperaturave dhe lagështisë
Ofron elegancë dhe pastrohet me lehtësi (ujë, detergjent, leckë).