FRONT LLC është përfaqësues ekskluziv i kompanisë austriake Fundermax, që është lider në botë në prodhimin e kompakt paneleve HPL. Fundermax ofron kompakt-panelet më kualitative në tregun e Kosovës për aplikim në eksterier – fasada të jashtme të ventiluara, dyer garazhash, rrethoja oborri apo dysheme të jasthme. Këto prodhime austriake janë pllaka HPL (High Pressure Laminat – Laminat i prodhuar në presion të lartë), të cilat kanë në përbërjen e tyre një stukturë e cila jep asaj karakteristika të caktuara.
Tipari më i veçantë i kompakt-paneleve për eksterier të prodhuesit Fundermax është rezistenca ndaj zjarrit (Fire Retardant). Po ashtu, ato përmbajnë një shtresë poliuretani, e cila shtresë ndihmon në disa aspekte:
- së pari, duke mbrojtur panelin nga efektet solare (ndikimi i rrezeve ultraviolet) dhe nga ndryshimet klimatike,
- e dyta, duke i dhënë një hidro-izolim shtesë panelit dhe në përgjithësi fasadës tuaj dhe
- e treta, duke i dhënë një qëndrueshmëri fizike ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve të jashtme.
Fundermax po ashtu ka shtresën e jashtme të dekorit që i jep kolorit panelit, duke u ofruar kështu investitorëve ngjyra dhe pamje nga më të ndryshmet. Panelet Fundermax vijnë në dimenzione të mëdha (4100x1854mm, 4100x1300mm, 2800x1854mm dhe 2800x1300mm), dhe ato mund të prehen në forma të ndryshme, duke dhënë opsione të palimituara edhe për kombinimin e formave.