Advanced exterior and interior solutions


Zgjidhje e plotë të fasadës tuaj

Front LLC ofron materialet më kualitative në treg për veshjen e objektit tuaj me fasadë të ventiluar, por jo vetëm kaq. Kompania jonë ofron pakon e plotë që nga projektimi, analiza e objektit, ofrimi i materialeve, analiza statike, ekzekutimi i fasadës, mbikëqyrja e realizmit të saj, deri mirëmbajtja për periudhën sa është dhënë garancioni i fasadës.

Front ofron/bën zgjidhjen e plotë të fasadës tuaj

Front LLC ofron materialet më kualitative në treg për veshjen e objektit tuaj me fasadë të ventiluar, por jo vetëm kaq. Kompania jonë ofron pakon e plotë që nga projektimi, analiza e objektit, ofrimi i materialeve, analiza statike, ekzekutimi i fasadës, mbikëqyrja e realizmit të saj, deri mirëmbajtja për periudhën sa është dhënë garancioni i fasadës.

Projektimi

Front Group ka në rrjetin e vet arkitektë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë të specializuar në fushën e fasadave të ventiluara të cilët do të punojnë ngushtë me arkitektët dhe inxhinierët e objektit tuaj për të kompletuar projektin në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Duke kombinuar idetë tuaja me përvojën tonë teknike, objekti juaj do të fitojë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Analiza e objektit

Stafi i Front do të punojnë ngushtë me ju duke u dhënë propozime dhe konsulta të vazhdueshme për t’u ndihmuar të nxirrni një projekt jo vetëm praktik dhe stabil, por po ashtu t’i jepni atij një pamje sa më të bukur dhe në bazë të kërkesave tuaja. Front do tu asistojë edhe në analizën statike të objektit, ashtu që ju të keni një garanci shtesë për qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e fasadës tuaj.

Panelet më kualitative në treg

Front ofron një gamë të gjerë të zgjedhjeve për fasadën tuaj të ventiluar, që nga panelet më kualitative HPL, të cilat janë zgjidhja më e mirë dhe më e kërkuar në treg, deri te ato me përmbajtje terakote (argjile), druri e madje edhe sintetike. Fundermax është brend me renome botërore, të cilin në tregun e Kosovës ekskluzivisht e ofron vetëm FRONT. Ekos dhe Q-Vent, janë disa prodhues të tjerë produktet e të cilëve janë në gamën e produkteve ekskluzive që i ofron Front LLC.

Ekzekutimi i fasadës së ventiluar

Fasada e ventiluar kërkon një mjeshtëri më të veçantë instalimi krahasuar me llojet tjera të fasadës. Kompania Front ka grupet e veta dhe grupet tjera nënkontraktore të specializuara në instalimin e fasadave të ventiluara. Grupet tona punëtore janë të fokusuara vetëm në fasadat e ventiluara dhe sjellin në Kosovë dhe rajon përvojë nga vendet evropiane.

Mbikëqyrja

Stafi i Front do të jetë në gjendje të vazhdueshme mbikëqyrjeje të fasadës tuaj që nga fillimi i projektimit, gjatë gjithë kohës së instalimit dhe madje dhe për një periudhë të caktuar pas kompletimit të saj. Kjo ju jep juve një siguri shtesë se fasada e juaj po projektohet me profesionalizëm, ekzekutohet sipas planit dhe se ajo do të ketë një jetëgjatësi sa më të madhe.

Përgjegjësia

Së bashku me materialet edhe shërbimet, kompania FRONT ofron edhe garanci në bazë të çdo kontrate të nënshkruar paraprakisht. Kompania i qëndron përgjegjësisë prapa çdo shërbimi, si për kualitetin e materialeve dhe ekzekutimin e fasadës, ashtu edhe për shërbimet tjera që lidhen me to, si projektimi, konsulenca teknike dhe mbikëqyrja.

Dëshironi detaje tjera rreth shërbimeve tona? Na kontaktoni përmes emailit, telefonit, apo na vizitoni në zyrat dhe në show-roomin tonë. Klikoni këtu…

Q-Vent – Është brend evropian i prodhimit të sistemeve të konstruksionit (profila dhe detaje tjera me përmbajtje alumini) që përdoren në mënyrë specifike për ndërtimin e fasadave të ventiluara.

Q-Vent, Bullgari

Ekos është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Turqi të produkteve të Terracotës. Me teknologji të rinovuar prodhuese Ekos po shndërrohet në një konkurrent të fuqishëm në tregun ballkanas e më gjerë

Ekos, Turqi

FUNDERMAX, Austri – është emri më i njohur dhe prodhuesi më i madh evropian i HPL Compact Paneleve per interier dhe eksterier si dhe te Melamine Paneleve.

FUNDERMAX, Austri