Advanced exterior and interior solutions


Klinker tullat Ekos

Në FRONT tashmë mund të gjeni edhe klinker tullat Ekos - produkte krejtësisht natyrale të prodhuara në temperatura të larta, që ofrojnë pamje origjinale dhe qëndrueshmëri afatgjate për muret e brendshme dhe të jashtme të objektit tuaj. Vijnë në forma dhe ngjyra të ndryshme, përfshirë linjën e veçantë Handmade – të prodhuara me dorë. FRONT është kompania e parë në Kosovë që ofron edhe sistemin e fasadës së ventiluar me klinker tulla.

Klinker tulla Ekos

Klinker-tullat Ekos janë tulla të holla me përbërje dheu (argjile) të pjekura në temperatura shumë të larta (1200 gradë celcius), të cilat përdoren për të veshur murret e brendshme dhe të jashtme të shtëpive dhe ndërtesave.

Edhe pse të përdorura për shekuj me rradhë, produktet me bazë argjile vazhdojnë të jenë më të kërkuarat dhe më të aplikuara në fushën e ndërtimit, kjo falë tipareve të tyre të pazëvendësueshme edhe me prodhime më bashkëkohore.

Klinker tullat, si pjesë e linjës së produkteve me bazë argjile, kanë shumë avantazhe. E para, duke qenë produkte dheu ato janë shumë ekologjike dhe krejtësisht të padëshmshme për shëndetin e njeriut. Veç kësaj, tharja në temperatura të larta e bën atë shumë resistente ndaj kushteve ekstreme klimatike, përfshirë shiun acidik, rrezatimin diellor dhe ndikimin e rrezeve ultravjollcë. Ato kanë edhe kapacitet të lartë absorbues të zërrit, duke eliminuar zhurmën dhe duke krijuar një ambient më të qetë.

Në mesin e avantazheve tjera, klinker tullat kanë përçueshmëri të ulët termike, duke penguar kështu përcjelljen e të nxehtit nga jashtë brenda shtëpisë tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës dhe parandalon daljen e ngrohtit nga brenda jashtë hapësirës së banueshme gjatë dimrit.

Klinker tullat Ekos të cilat i ofron FRONT vijnë në formate, sipërfaqe dhe ngjyra të ndryshme, të cilat mund t’ia përshtatni lehtësisht projektit tuaj. Na kontaktoni për të marrë ofertë.