Advanced exterior and interior solutions


Fundermax Interior, zgjidhja ideale edhe për brendinë e shtëpisë tuaj

Prodhuesit e kuzhinave, mobiljeve dhe interierit kanë në dispozicion për të përfshirë në produktet edhe tyre edhe kompakt-panelet më kualitativ në tregun botëtor. Kompania Front tashmë sjell në Kosovë edhe programin interior të prodhuesit austriak FUNDERMAX.

Rezistent ndaj nxehtit
Pastrohet me lehtësi
Nuk dëmtohet nga uji
U reziston goditjeve
U reziston temperaturave
Shumëllojshmëri ngjyrash

Çfarë produktesh për interier ofron FRONT?

Vazhdoni më poshtë për të parë të gjitha aplikimet e kompakt-paneleve HPL Fundermax Interior.

Për të krijuar një ambient sa më të bukur, të sigurt dhe jetëgjatë brenda shtëpisë tuaj, panelet që përdoren duhet të kenë një varg cilësish. Për shembull, ato duhet të jenë rezitente ndaj ndryshimeve të temperaturës (të nxehtit dhe të ftohtit), ndaj lagështisë që është e pranishme në ambientin ku ju jetoni, pastaj ndikimit të lëndëve kimike (për shembull detergjentëve), si dhe t’u rezistojnë goditjeve apo gërvishtjeve që janë të shpeshta në kuzhinën tuaj.

Në këtë aspekt, Fundermax Interior janë prodhime të cilësisë evropiane që plotësojnë çdo pikë të cekur më lartë dhe që janë të pajisura me të gjitha certifikatat e nevojshme.

Kompakt-panelat HPL për Interior vijnë në dimenzione dhe trashësi të ndryshme, e që u ndihmon kompanive prodhuese t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë efektive, në varësi të projektit të tyre.

Panelat po ashtu vijnë me një shumëllojshmëri të ngjyrave, duke u ofruar klientëve një gamë të gjerë zgjidhjesh për t’ia përshtatur ato hapësirave të tyre të brendshme.

Panelat kompakt të linjës Fundermax Interior gjejnë aplikim në detaje të ndryshme të hapësirave tuaja të brendshme (shtëpisë, banesës, zyrës). Disa prej aplikimeve të panelave tonë do të përshkruhen në pikat në vazhdim.

Çfarë janë kompakt panelat Fundermax Interior?

Panelet Fundermax Compact Interior janë prodhime me bazë druri, i cili përpunohet dhe shtypet në presion të lartë. Ato pasurohen me përbërës tjerë ngjithës dhe mbrojtës dhe vishen me dekoret përkatëse. I gjithë ky proces realizohet në bazë të standardeve të certifikuara.

Panelet Fundermax kanë një qëndrueshmëri të lartë, të dëshmuar me një varg testesh të realizuara në Austri dhe në vende tjera të Europës. Ato nuk kërkojnë ndonjë mirëmbajtje specifike dhe në rast nevoje mund të pastrohen me agjentë të zakonshëm pastrimi.

Panelet Fundermax Interior vijnë me dekore në të dyja anët. Baza e materialit është e zezë, ndërsa sipërfaqja mund të jetë me struktura dhe dekore të ndryshme. Strukturat mund të jenë: e lëmuar (shkëlqyese), mat (e vrazhdë), sipërfaqe “e grimcuar”, sipërfaqe natyrale druri, heksagonale apo edhe max-rezistente, me ngjyra dhe tekstura të ndryshme.

Selected Fundermax Compact interior decors

0794 Patina Bronze
0793 Patina Tin Decor
0045 Emperor Oak
0048 Cognac Eiche
0335 Coconut Decor
0877 Light Sawcut Oak

Aplikimi i Fundermax në interier

Panelat kompakt të linjës Fundermax Interior gjejnë aplikim në detaje të ndryshme të hapësirave tuaja të brendshme (shtëpisë, banesës, zyrës). Disa prej aplikimeve të panelave tonë do të përshkruhen në pikat në vazhdim.

Kuzhina është vendi ideal për aplikimin e Fundermax Interier. Pozita ku këto panele janë më praktike është tavolina e punës në kuzhinën tuaj (PULTI i kuzhinës), ku ato shërbejnë si një sipërfaqe e përkryer pune. Për ndryshim nga produktet tjera, Fundermax kompakt-HPL nuk ndikohen nga lagështia, e që është e lartë në këtë hapësirë të shtëpisë tuaj. Panelat  Fundermax po ashtu janë rezistente ndaj temperaturave të larta dhe atyre të ulëta (nga -80 deri në +80 gradë Celsius), si edhe nga gërvishtja apo efektet e goditjeve të lehta, e që janë të shpeshta gjatë punës në kuzhinë. Panelat shërbejnë edhe për veshjen e murrit mbështetës të tavolinës së punës, duke zëvendësuar pllakat klasike të qeramikës dhe duke ruajtur dizajnin dhe ngjyrën e kësaj pjese. Po ashtu ngjyrat e shumta në dispozion, do t’ju krijojnë juve një ambient të këndshëm për të gatuar.

Fundermax Interior ofron një gamë të gjerë të ngjyrave të cilat mund t’i shfrytëzoni për t’i dhënë një pamje të bukur ambientit tuaj të punës apo edhe dhomës tuaj. Ju mund të kombinoni ngjyrat dhe format për të veshur murret klasike të hapësirave të brendshme dhe për të krijuar një ambient komod dhe modern. Fundermax Interior ofron mundësi të ndryshme dizajni edhe për murret e lëvizshme, shtyllat apo tavanet. Ato janë përdorur në veshjet e murreve në spitale, pishina, stacione, baraka, shkolla dhe ndërtime të tjera. Vizitoni rubrikën Teknikë për të mësuar më shumë se si panelet Fundermax Interior mund të shfrytëzohen për veshjen e murreve tuaja. Na kontaktoni për të mësuar më shumë.

Me ndihmën e paneleve HPL ju mund të krijoni orendi shumë moderne dhe të qëndrueshme. Panelet mund të prehen dhe kombinohen në forma dhe ngjyra të ndryshme duke ju ndihmuar të krijoni dollapë, komodina, rafte, tavolina të ndryshme, ulëse, dhe gjithçka që mund të keni imagjinuar. Si rezultat i tipareve të cekura më lartë, produktet e prodhuara me panele HPL mund t’i poziciononi në çdo hapësirë të objektit, zyrës, shitores apo shtëpisë tuaj, edhe në ato më delikatet. Kështu ju mund të krijoni produkte që mund t’i shfrytëzoni në kuzhinë, në banjë apo tualet, madje edhe në ballkonet tuaja, ku ato gjithmonë janë në kontakt me lagështinë (rreshjet), të ftohtin (ngricat), apo me të nxehtin (ekspozimin e vazhdueshëm në diell pa ndryshuar ngjyrën apo përbërjen).

Panelet Fundermax janë më se përshtatshme për të krijuar kabina (dhomëza) brenda hapësirës tuaj, që nënkupton ndarje fizike të hapësirave të ndryshme, qoftë ndarje të plota apo të pjesshme. Këtu përfshihen ndarjet brenda hapësirës së punës (kabina të zyrave, departamenteve), apo ndarjet e banjove në vende publike. Kështu ju i jepni intimitet hapësirës tuaj, por pa penguar komunikimin e zërit dhe pa u detyruar të ndani plotësisht hapësirën. Fundermax Interior falë rezistencës ndaj ujit dhe sipërfaqes higjenim është veçanërisht epërshatshme edhe për dhoma të lagështa, si tualete, dush-kabina publike ose zhveshtore (kabina sportive apo të aktiviteteve tjera grupore). Disa nga projektet e ndarjes së hapësirave me panele Fundermax i gjeni në galerinë e projekteve.

Kompania Fundermax prodhon edhe një linjë speciale të kompakt paneleve HPL, Max Resistance, të cilat dedikohen për rregullimet e interierit nëpër laboratore, salla ekzamimesh mjekësore apo salla kirurgjike si dhe për spitale. Këto prodhime janë të veshura me shtresa speciale të cilat u rezistojnë ndikimit të lëndëve kimike apo efektit të rrezeve diagnostikuese që aplikohen nëpër këto institucione shëndetësore. Veç laboratoreve mjekësore, këto panele gjejnë aplikim edhe në industrinë ushqimore, atë kimike dhe farmaceutike, si dhe nëpër shkolla dhe kudo ku kërkohet sipërfaqe absolutisht e pastër dhe e rezistuese.

Kompakt panelet Fundermax gjejnë zbatim të gjerë edhe në veshjen e ballkoneve. Duke qenë se ballkonet janë më shumë një lloj fasade se sa një detaj i brendshëm i banesës, në këtë hapësirë të objektit tuaj gjejnë zbatim panelat Fundermax Exterior. Panelet mund të prehen në forma të ndryshme dhe të kombinohen në ngjyra të ndryshme, duke i dhënë ballkonit tuaj pamjet që gjithmonë e keni ëndërruar, por edhe komoditetin dhe intimitetin e nevojshëm.

Falë tipareve rezistente ndaj ujit, Fundermax Compact Interior janë të përshtatshme dhe për aplikim si në banjën tuaj. Ato mund të shërbejnë si bazë e lavamaneve ose edhe si material konstruktiv për orenditë dhe veshjen e mureve të banjës. Panelet kompakt mund të prehen në forma të ndryshme për t’iu përshtatur lavamaneve tuaja, pëveç ngjyrave të llojllojshme të cilat mund t’ia adaptoni dizajnit. Ato po ashtu janë lehtë të montueshme, ashtu që mund t’i kombinoni me materiale të natyrave të ndryshme (metalike, granit dhe mermer,  apo porcelani dhe kuarci).

Fundermax ka në gamën e produkteve edhe linjën e paneleve kompakt me sipërfaqe të vrazhdë heksagonale. Këto panele, të cilat prodhohen si për eksterier ashtu edhe për interier, mund të përdoren në sipërfaqet e rrëshqitshme si dyshemetë afër pishinave të brendshme apo të jashtme, dysheme ballkonesh dhe terracash. Derisa panelet kompakt i japin një stabilitet dhe elegancë dyshemesë, sipërfaqja heksagonale parandalon rrëshqitjen duke u dhënë një siguri shtesë gjatë momenteve të kënaqësisë tuaj.

Panelet Fundermax janë të përshtatshme edhe për të prodhuar dyer të kualitetit të lartë, si dyer të hapësirave publike (tualete apo kabinave)po ashtu edhe dyer të zakonshme dhomash. Avantazhi i përdoromit të Fundermax Compact është se ndryshe nga materialet tjera të drurit kjo u reziston goditjeve, lagështisë, si dhe ofron elegancë dhe shumëllojshmëri ngjyrash. Kompania FRONT po ashtu ofron edhe shtresën e hollë të jashme HPL Fundermax (ultraplast, 1mm), me të cilën ju mund t’i vishni dyert ekzistuese duke u dhënë avantazhet që ofron HPL si dhe duke i dhënë kolorit asaj.