Advanced exterior and interior solutions


Mbështetje e vazhdueshme profesionale

FRONT funksionon me parime të larta profesionale, e ngritur mbi standarde evropiane të menaxhimit dhe të aspektit teknik. Ndër pikat më të forta është shërbimi dhe mbështetja teknike që ofron, në projektim të detalizuar të fasadave të ventiluara, mbikqyrje të realizimit të projekteve, trajnime të avancuara të firmave montuese të fasadave, mbështetje me informacione teknike për studiot projektuese.

Çfarë ofron FRONT?

FRONT është kompani lidere në Kosovë e specializuar në ofrimin e materialeve ekskluzive për eksterier dhe interier.

Gjatë përvojës tetëvjeçare, FRONT ka kryer (shitje, projektim, realizim) qindra projekte, që nga objekte afariste, objekte banesore, shtëpi individuale, deri te punime të veçanta…

FRONT sjell në tregun e Kosovës sistemet më moderne evropiane të markës austriake FUNDERMAX.

Projektim dhe mbikqyrje të fasadës së ventiluar

Realizim të fasadës së ventiluar

Mbështetje profesionale gjatë realizimit

FRONT sjell në tregun e Kosovës sistemet më moderne evropiane për eksterier dhe interier:

 

  1. Fasada të ventiluara: HPL-kompakt panele, terracota dhe kompozit-panele alumini, si dhe nënkonstruksione alumini për fasada të ventiluara.

  2. Materiale të interierit: HPL-kompakt panele me trashësi nga 1 mm (ultraplast) deri në 20 mm si dhe melamine-panele me aplikim të gjerë në veshje të murreve, shtyllave, punime speciale për orendi të brendshme si tavolina, ulëse, ormane, kuzhina, kabina, dyer etj, si dhe për aplikime speciale në laboratore, ambiente me lagështi të lartë dhe kushte ekstreme (banjo apo ballkone).

Front LLC

Fokusi i Front Group në tregun e Kosovës gjatë vitit të fundit 2017

Fundermax Eksterier
Fundermax Interier
Mbikqyrje
Klientë të kënaqur
Projektim dhe inxhiniering
FUNDERMAX, Austri

Është emri më i njohur dhe prodhuesi më i madh evropian dhe ndër më të mëdhenjtë në botë i HPL Compact Paneleve për interier dhe eksterier si dhe të melamine-paneleve.

Cembrit, Danimarkë

Cembrit është një prej prodhuesve më të mëdhenj evropian të produkteve ndërtuese nga fibër-çimento, të cilat përdoren gjerësisht në veshjen e objekteve me fasada të ventiluara.

Q-Vent, Bullgari&SHBA

Është brend evropian i prodhimit të sistemeve të konstruksionit (profila dhe aksesorëve tjerë me përmbajtje alumini) që përdoren në mënyrë specifike për instalimin e fasadave të ventiluara.

Ekos, Turqi

Ekos është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Turqi të produkteve të Terracotës. Me teknologji të rinovuar prodhuese Ekos po shndërrohet në një konkurrent të fuqishëm në tregun ballkanas e më gjerë.

Disa nga klientët e kënaqur

Hib Petrol

BP Home

Lesna

Rezidenca