Advanced exterior and interior solutions


Front, përfaqësues ekskluziv i Fundermax, Ekos dhe Q-Vent

Kompania Front LLC është përfaqësuese e disa prej brendeve më të njohura në botë të fasadave të ventiluara. Ne sjellim në objektin tuaj panelet e markës së njohur austriake Fundermax, të cilat veç Evropës po pushtojnë objektet edhe në Lindjen e Mesme dhe të Largët si dhe në Shtetet Bashkuara.

Cembrit fibër çimento është produkt që plotëson të gjitha kriteret për t'u cilësuar ideal për projekte të veçanta eksterieri, ku kërkohet dukje atraktive dhe jetëgjatësi.

Cembrit, cilësi afatgjate

FRONT realizon objektin tuaj edhe fasadë të ventiluar Terracotë. Këto janë pllaka me përbërje argjile (dheu) të cilat po ashtu shfaqin një qëndrueshmëri të lartë ndaj agjentëve atmosferikë. Kompania jonë është përfaqësues ekskluziv i prodhuesit të njohur turk të Terracotës, Ekos.

Ekoton Terracota, zgjidhje ekonomike

Panellat Fundermax Exterior janë kompakt-panele të cilësisë më të lartë të cilat mund të aplikohen në fasadën e ventiluar. Fundermax është e cilësisë F-quality, që retardon efektin e zjarrit në rast të pushtimit të objektit, ndërsa ka edhe shtresën UV, që ruan të pandryshuar ngjyrën dhe ndikimin e diellit për tre dekada.

Fundermax, brend botëror

Fundermax, lider botëror në prodhimine HPL-paneleve

FRONT LLC është përfaqësues ekskluziv i kompanisë austriake Fundermax, që është lider në botë në prodhimin e kompakt paneleve HPL. Fundermax ofron kompakt-panelet më kualitative në tregun e Kosovës për aplikim në eksterier – fasada të jashtme të ventiluara, dyer garazhash, rrethoja oborri apo dysheme të jasthme. Këto prodhime austriake janë pllaka HPL (High Pressure Laminat – Laminat i prodhuar në presion të lartë), të cilat kanë në përbërjen e tyre një stukturë e cila jep asaj karakteristika të caktuara.

Tipari më i veçantë i kompakt-paneleve për eksterier të prodhuesit Fundermax është rezistenca ndaj zjarrit (F-Quality). Po ashtu, ato përmbajnë një shtresë poliuretani, e cila shtresë ndihmon në disa aspekte:

  • së pari, duke mbrojtur panelin nga efektet solare (ndikimi i rrezeve ultraviolet) dhe nga ndryshimet klimatike,
  • e dyta, duke i dhënë një hidro-izolim shtesë panelit dhe në përgjithësi fasadës tuaj dhe
  • e treta, duke i dhënë një qëndrueshmëri fizike ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve të jashtme.

Fundermax po ashtu ka shtresën e jashtme të dekorit që i jep kolorit panelit, duke u ofruar kështu investitorëve ngjyra dhe pamje nga më të ndryshmet. Panelet Fundermax vijnë në dimenzione të mëdha (4100x1854mm, 4100x1300mm, 2800x1854mm dhe 2800x1300mm), dhe ato mund të prehen në forma të ndryshme, duke dhënë opsione të palimituara edhe për kombinimin e formave.

Retardues i zjarrit
I pajisur me UV-shtresë
Nuk dëmtohet nga uji
U reziston goditjeve
U reziston temperaturave
Shumëllojshmëri ngjyrash

Termperaturat

Fundermax ka kaluar me sukses testet e lëvizjeve të temperaturës nga -80 gradë Celsius në +80 gradë Celsius.

Lagështia

Nuk ndikohet nga nivelet e larta të lagështisë që mund të jenë të pranishme në ambientin ku ju jetoni.

Gërvishtjet dhe goditjet 

Gërvishtjet dhe goditjet e lehta nuk e dëmtojnë shtresën e jashtme të kompakt paneleve Fundermax.

Shumëllojshmëri ngjyrash

Fundermax ofron numër të palimituar të ngjyrave, të cilat mund t’i kombinoni me numër të palimituar të formave.

Termperaturat

Fundermax ka kaluar me sukses testet e lëvizjeve të temperaturës nga -80 gradë Celsius në +80 gradë Celsius.

Lagështia

Nuk ndikohet nga nivelet e larta të lagështisë që mund të jenë të pranishme në ambientin ku ju jetoni.

Gërvishtjet dhe goditjet 

Gërvishtjet dhe goditjet e lehta nuk e dëmtojnë shtresën e jashtme të kompakt paneleve Fundermax.

Shumëllojshmëri ngjyrash

Fundermax ofron numër të palimituar të ngjyrave, të cilat mund t’i kombinoni me numër të palimituar të formave.

Instalimi i fasadës së ventiluar kërkon një mjeshtëri të sajën, andaj ajo realizohet vetëm nga grupe të specializuara në realizimin e saj. Front paralel me ofrimin e materialeve, përshkrimin e detajizuar të fasadës, optimizimin dhe prerjen, ofron edhe shërbimin e realizimit të fasadës dhe montimit të panelave. Kompania jonë e realizon fasadën përmes grupeve punuese të profesionalizuar në këtë lloj të fasadës, të cilët kanë edhe përvojë afatgjate në këtë fushë. Për të parë disa nga projektet e realizuara nga FRONT, vizitoni galerinë në vazhdim, duke klikuar këtu.

Ekzekutimi i fasadës së ventiluar fillon nga projektimi profesional i saj, që realizohet qoftë nga investitori apo edhe nga stafi jonë i inxhinierëve në bashkëpunim me arkitektët e projektit. Projektimi i fasadës bazohet në ndërtimin e vrazhdë, pozicionimin e objektit, detajet e ndërtimit (dyert, dritaret), analiza statike dhe nga faktorë të tjerë.

Realizimi fillon me saktësimin e detajeve të konstruksionit, shpimet dhe ankerimet, pastaj me vendosjen e leshit të gurit dhe të folisë difuzive, pozicionimin e profilave të konstuksonit, baraspeshimin e tyre në raport me objektin. Pjesa përfundimtare e realizimit të fasadës është vendosja e paneleve.

Front ofron edhe mbështetje teknike për grupet punuese të cilat duan të specializohen në ekzekutimin e fasadave të ventiluara. Na kontaktoni për të parë mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në realizimin e projekteve tuaja me fasadë të ventiluar.