Advanced exterior and interior solutions


Ekoton terrakota

Ekos është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Turqi të produkteve të Terracotës. Me teknologji të rinovuar prodhuese Ekos po shndërrohet në një konkurrent të fuqishëm në tregun ballkanas e më gjerë

Terrakota Ekoton, zgjidhje cilësore dhe ekonomike

Terrakota është një zgjidhje moderne dhe ekonomike për fasadën e jashtme. Këto janë pllaka me përbërje argjile (dheu), të cilat shërbejnë për të veshur me fasadë objektin tuaj.

Pllakat e terrakotës shfaqin qëndrueshmëri të lartë ndaj agjentëve atmosferikë, duke ofruar të gjitha avantazhet e fasadës së ventiluar.

FRONT është përfaqësues ekskluziv i prodhuesit të njohur turk të terrakotës, Ekos. Tjegullat dhe pllakat e terrakotës nga ky prodhues, të cilat njihen si Ekoton, janë produkte cilësore, natyrale dhe ekologjike, të cilat kursejnë energjinë, duke ruajtur freskinë gjatë verës dhe ngrohtësinë gjatë dimrit.

Ekoton po ashtu ofron një varg opsionesh në dizajn sa i takon ngjyrës dhe formave, të cilat mund të kombinohen duke i dhënë estetikë, bukuri dhe jetëgjatësi objektit tuaj.

Galeria në vazhdim tregon disa projekte të realizuara me fasadë të ventiluar terrakotë të llojit Ekoton.