Advanced exterior and interior solutions


Cembrit Facade

Cembrit është material modern ndërtimor nga fibër betoni i prodhuar nga lëndë të para natyrale dhe të padëmshme për ambientin

Cembrit – përshkrim i përgjithshëm

Cembrit është një prej prodhuesve më të mëdhenj evropian të produkteve ndërtuese nga fibër-çimento (fibërbetoni). Produktet dhe solucionet e Cembrit ofrojnë mundësi të reja dizajni për detaje atraktive dhe ambiente të qëndrueshme të jetës së njerëzve.

Me Cembrit ju do të përfitoni më shumë se një produkt të thjeshtë. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë që projektet tuaja ndërtuese të jenë më të lehta – dhe po ashtu më profitabile, më inspiruese dhe më efektive.

Llojet e fibër-çimentos Cembrit

Cembrit fibër-çimentoja është material modern ndërtimor i prodhuar nga lëndë të para natyrale dhe të padëmshme për ambientin. Cembrit ka zhvilluar një teknologji të avancuar, gjatë më shumëse  80 viteve përvojë në prodhimit e fibër-cementit. Përvoja e gjerë garanton prodhimin e produktit të qëndrueshëm, që përmbledh në vete të gjitha avantazhet e fibër-çimentos.

Cembrit Cover

Cembrit Cover është zgjidhje ideale nëse preferoni ngjyrat më të shprehura dhe fasada me dizajne më të theksuara.

Kjo lloj pllake e fibër-cementit ka bazën natyrale me ngjyrë hiri dhe është krejtësisht e mbuluar në sipërfaqe nga një shtresë ngjyre akrilike. Cembrit Cover mund të prodhohet në 26 ngjyra standarde dhe më shumëse 2000 ngjyra të tjera që mund të prodhohen sipas porosisë.

Cembrit Solid

E veçanta e pllakave Cembrit Solid është se ata kanë të njëjtën ngjyrë në gjithë masën e tyre (në sipërfaqe dhe në bazë). Secila ngjyrë e bazës përshtatet plotësisht me sipërfaqen e ngjyrosur.

Kjo do të thotë se nëse ju zgjidhni pllakat Cembrit Solid për t’i vendosur në fasadën tuaj, atëherë në gjithë sipërfaqen e mbuluar ju do të keni të njëjtën ngjyrë, si në sipërfaqe, ashtu edhe në këndet e prera, dhe në vrimat e hapura.

Cembrit Transparent

Pllakat e fasadës të llojit Cembrit Transparent, janë një kombinim i karakteristikave natyrale dhe nuancave jo të njëtrajtshme, me qëndrueshmërinë afatgjate të ngjyrës së sipërfaqes së jashtme. Ngjyrat që u shtohen pllakave të fibër-çimentos nxjerr në pah dhe theksojnë fibrat dhe lëndët tjera përbërëse, të cilat japin fuqi dhe karakter.

Shtresa e jashtme transparente është shumë e qëndrueshme, duke i mbrojtur pllakat dhe duke siguruar një sipërfaqe të butë dhe jetëgjatësi të lartë.

Cembrit Patina

Cembrit Patina është fibër-çimento me sipërfaqe natyrale, jo të njëtrajtshme (teksturë).

Në shtresën e jashtme ju mund të shihni fibrat dhe karakteristikat natyrale të lëndës së parë, dhe ju mund t’i shihni dhe ndjeni vijat e rërës në sipërfaqe. Me kalimin e sezoneve dhe viteve, “plakja” e fibrave të çimentos len gjurmë të lehta në sipërfaqe, dhe fasada gradualisht do të marrë ngjyrë të zbehtë të veçantë (formë ndryshku i gjelbër).

Dëshironi një zgjidhje shumëngjyrëshe dhe me strukturë të bukur për fasadën tuaj? Ose dëshironi sipërfaqe të butë me vija të pastra? Na kontaktoni për të diskutuar së bashku projektin tuaj!