Advanced exterior and interior solutions


Materiale ekskluzive për eksterier dhe interier

FRONT është kompani lidere në Kosovë e specializuar në ofrimin e materialeve ekskluzive për eksterier (fasada të ventiluara) dhe interier (kuzhina, tavolina, ndarje e banjove). Në mesin e produkteve tjera, FRONT sjell në tregun e Kosovës prodhimet moderne evropiane të markës austriake FUNDERMAX.

FRONT i jep pamje moderne objektit tuaj me Fundermax

Në arkitekturën urbane veç që u jep dukje estetike, fasada luan rol edhe në qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve të motit, jetëgjatësinë e objekteve si dhe në adaptimit e tyre ndaj hapësirave të ndryshme urbane. Objektivi i FRONT LLC është të ofrojë zgjidhjet më të avancuara të fasadave për t’u dhënë bukuri, komoditet dhe jetëgjatësi ndërtimeve tuaja.

Fasada dhe dizajni i objektit

Karakteristike te fasada e ventiluar është se panelet (ato HPL, siç është Fundermax) mund të prehen dhe të kombinohen në forma të ndryshme, që ju lejon të bëni dizajne nga më të ndryshmet duke i dhënë opsione të palimituara pamjes së objektit tuaj.

Fundermax, brend botëror

Fundermax është kompani austriake, lider botëror në prodhimin e paneleve që përdoren në eksterier (fasada të ventiluara) si dhe në interier (prodhimin e kuzhinave, tavolinave, ndarjes së hapësirave dhe orendive të ndryshme). Front është partner eksluziv i Fundermax për Kosovë dhe Shqipëri.

Ulni harxhimet për 30%

Panelet tona shfaqin një performancë të shkëlqyeshme kundër agjentëve atmosferikë. Fasadat e realizuara me pruduktet e brendeve që ofron Front do të ulin harxhimet tuaja në nxehje/ftohje deri në 30 për qind, krahasuar me fasadat tradicionale.

FUNDERMAX INTERIOR , deri ku ju lejon imagjinata juaj

Kuzhina me dizajnet më të fundit, tavolina moderne, ndarje e hapësirave publike (krijim i mureve ndarëse), pajisje zyre, veshje e mureve që i jep një dimenzion tjetër hapësirës ku ju jetoni apo punoni… Të gjitha këto prodhohen shumë më bukur me ndihmën e panelave Fundermax Interier.

Në fushën e interierit Front LLC sjell te konsumatori kosovar kualitetin austriak të kompakt-paneleve Fundermax.  Këto janë HPL-panele (me përbërje druri dhe të prodhuara në presion të lartë) që kanë aplikim të palimituar në  hapësirat e brendshme – aq sa ju lejon imagjinata juaj. Lexoni më shumë për Fundermax Interior…

Galeria e projekteve me Fundermax

Gjatë viteve të fundit Front në bashkëpunim me partnerët e vet ka realizuar me fasadë të ventiluar disa nga objektet më ekskluzive në Kosovë. Galeria në vazhdim përmbledh disa nga projektet e realizuara me produktet tona. Klikoni linqet ose vizitoni rubrikën Galeria për të parë disa nga projektet tona…

Loading

Hib, zyrat qendrore

Dardha – BP Home

Kuzhina me Fundermax III

Rezidenca Gjermane, objekt banesor

Zhaki Advertising

Banka Qendrore, Prizren

Five Star – qendrat e fitnesit

Gashi Center, Kijeve

Cembrit , zgjidhje moderne për fasadën tuaj

Cembrit është një prej prodhuesve më të mëdhenj evropian të produkteve ndërtuese nga fibër-çimento (fibërbetoni). Produktet dhe solucionet e Cembrit ofrojnë mundësi të reja dizajni për detaje atraktive dhe ambiente të qëndrueshme të jetës së njerëzve.

Me Cembrit ju do të përfitoni më shumë se një produkt të thjeshtë. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë që projektet tuaja ndërtuese të jenë më të lehta – dhe po ashtu më profitabile, më inspiruese dhe më efektive.

Ekoton, terakotë cilësore dhe ekonomike

FRONT realizon objektin tuaj edhe fasadë të ventiluar terakote.  Këto janë pllaka me përbërje argjile (dheu) të cilat po ashtu shfaqin një qëndrueshmëri të lartë ndaj agjentëve atmosferikë. Kompania jonë është përfaqësues ekskluziv i prodhuesit të njohur turk të Terracotës, Ekos. Galeria në vazhdim paraqet disa projekte të realizuara me Ekoton.

Klinker tullat Ekos

Në FRONT tashmë mund të gjeni edhe klinker tullat Ekos – produkte krejtësisht natyrale të prodhuara në temperatura të larta, që ofrojnë pamje origjinale dhe qëndrueshmëri afatgjate për muret e brendshme dhe të jashtme të objektit tuaj. Vijnë në forma dhe ngjyra të ndryshme, përfshirë linjën e veçantë Handmade – të prodhuara me dorë.

FRONT është kompania e parë në Kosovë që ofron edhe sistemin e fasadës së ventiluar me klinker tulla.

Keni nevojë për më shumë detaje?

Dëshironi të dini më shumë detaje rreth produkteve dhe projekteve tona, t’i jepni objektit tuaj pamje moderne dhe strukturë të sigurt?